Ambasada e Amerikës në Tiranë: Investimi i 5% në mbrojtje do të na bëjë më të fortë
Ambasada amerikane në Tiranë, këtë herë tregon ndikimin që do të ketë investimi i 5% të PBB-së në mbrojtje. Teksa në Hagë zhvillohet samiti dyditor i NATO-s, ambasada amerikane shprehet se, nën udhëheqjen e Donald Trump, 32 aleatët pritet të marrin vendime të rëndësishme. Më tej në postim thuhet se 5% e investuar në mbrojtje do të ketë ndikim edhe përtej ushtrisë.
Postimi i plotë
Administrata Trump është gati të udhëheqë. Ndërsa 32 udhëheqës të NATO angazhohen për zotimin e investimit prej 5% në mbrojtje, ky nuk është thjesht shpenzim:
-Është ndërtim i fuqisë së vërtetë.
-Një bazë industriale më e fortë.
-Ndërveprueshmëri që zgjat për një brez.
Ne duam një NATO më të fortë, më të shpejtë dhe të ndërtuar për të fituar. Duam që të gjithë Aleatët të kenë kapacitete të vërteta. Paqja përmes forcës fillon tani.
KOHA JONË SONDAZH

