Ambasada e Britanisë në Tiranë: Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm
Sulmi fizik ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë protestës së sotme është dënuar edhe nga ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë.
Në reagim thuhet se akti është një sulm ndaj fjalës së lirë, është i papranueshëm, si edhe theksojnë se qëndrojnë në krah të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
”Dhuna nuk ka vend në demokraci. Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë të drejtën për protesta paqësore. Sulmi ndaj Sali Berishës është një sulm i papranueshëm për fjalën e lirë. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria qëndrojnë krah me krah në mbështetjen tonë për demokraci dhe shtetin e së drejtës”.