Ambasada e SHBA, apel partive: Largoni individët me precedentë kriminalë dhe të korruptuar

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar sot lidhur me arrestimin e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Në deklaratën e Ambasadës thuhet se organet e drejtësisë duhet të ushtrojnë të gjitha përgjegjësitë e tyre. Nga ana tjetër, Ambasada u bën apel të gjitha partive që të largojnë nga radhët e tyre individët me precedentë penalë dhe të korruptuar. 

Reagimi i Ambasadës

"Në përgjigje të pyetjeve të shumta që kemi marrë nga mediat, Zëdhënësja e Ambasadës së SHBA deklaron si më poshtë:  “Ambasada e Shteteve të Bashkuara rithekson deklaratën e saj të mëparshme, e cila bën thirrje që Prokuroria dhe institucionet gjyqësore të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të zbatuar ligjin dhe për të siguruar një proces të rregullt. Ne vazhdojmë të nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive, si dhe mbështesim përpjekjet e kuvendit për të hartuar legjislacionin në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014.”

SHKARKO APP