Ambasada e SHBA citon Palmer: Akademi transparence për menaxhimin e fondeve

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar fjalimin e zyrtarit të DASH, Mathew Palmer, i cili ishte i pranishëm në emër të qeverisë së SHBA në Konferencën e Donatorëve për pasojat e tërmetit në Shqipëri.

Duke vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ndihmën që ka dhënë SHBA për Shqipërinë, Ambasada veçon në postimin e saj në Facebook, pjesën e fjalimit të Palmer ku flitet për transparencën e fondeve që ju dhurua Shqipërisë.

Në fjalën e tij, Palmer tha se 3.9 milionë dollarë, nga ndihma e SHBA, do përdoren për ngritjen e sistemeve të transparencës për përdorimin e fondeve.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA:

“Matthew Palmer, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euro-Aziatike shpalli kontributin e fundit prej afro 5 milionë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, gjatë fjalës së tij sot në Konferencën e Donatorëve të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Shuma do të shkojë për themelimin e një akademie transparence, e cila do të ndihmojë Shqipërinë për administrimin në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse të donacioneve të pas tërmetit dhe fondeve të tjera publike; punën rimëkëmbëse dhe konservuese për monumentet kombëtare në Durrës, Krujë dhe Prezë; si dhe për mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, e cila do të ndihmojë Kryqin e Kuq Shqiptar në ngritjen e një Qendre Operacionale Emergjencash për koordinim të bashkërenduar dhe më të theksuar në përgjigje të emergjencave të ardhshme”.

Lexoni edhe…

Të huajt japin 1.1 miliardë euro për Shqipërinë, por mos i vidhni të nderuar qeveritarë!

Konferenca e donatorëve jep 1.15 miliard euro për Shqipërinë. Apeli amerikan: Mos i shpërdoroni!

Ambasada e SHBA citon Palmer: Akademi transparence për menaxhimin e fondeve

SHBA i jep Shqipërisë 5 milion dollarë

Banka e Zhvillimit Islamik jep 365 mln, Emiratet Arabe 70 mln

Konferenca e Donatorëve. Rama: Ju lutem na jepni euro!

Greqia 2.5 milionë euro për tërmetin. Do ndërtojë dhe 200 shtëpi

SHKARKO APP