Ambasada e SHBA: Dënojmë sulmet me eksploziv sot në Tiranë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar sot ndaj sulmeve me eksploziv që kanë ndodhur në Tiranë.

Në një reagimin për mediat Ambasada shprehet se përdorimi i dhunës nuk ka vend në Shqipëri.

“Ambasada e SHBA dënon me forcë përdorimin e eksplozivëve në sulme të veçuara sot në Tiranë. Përdorimi i dhunës si mjet kanosjeje dhe trysnie është një akt burracak që minon demokracinë dhe nuk ka vend në Shqipërinë e sotme. Ambasada e SHBA është krenare të vazhdojë mbështetjen e saj afatgjatë për Ministrinë e Brendshme, Policinë dhe të tjera shërbime të sigurisë të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të narkotikëve dhe korrupsionit”,- thuhet në reagimin e Ambasadës Amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?