Priten arrestime VIP/Ambasada e SHBA i dhuron Prokurorisë pajisje për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane në Shqipëri ka shprehur mbështetje ndaj Prokurorisë, ku thotë se ata janë në vijë e parë të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikimit të narkotikëve.
“Prokurorët në Shqipëri janë në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikimit të narkotikëve. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikanës mbështet përpjekjet e tyre për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të fuqizuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike” thuhet në postim.
Më tej Ambasada shkruan se “Këtë javë, Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell dhe Këshilltarja Ligjore Rezidente Michelle Lakomy diskutuan mbështetjen e SHBA me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela. Ambasada dhuroi pajisje për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe për të arritur këto qëllime thelbësore për përparimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë evropian”.
Reforma në Drejtësi e mbështetur nga SHBA dhe nga BE do prodhojë arrestime VIP, pikërisht ndaj atyre që kanë prekur fondet shtetrore dhe kanë shpërdoruar detyrën, të cilët deri tani kanë qenë të paprekshëm.