Ambasada e SHBA jep detaje për takimin e Yuri Kim me Bashën
Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë detaje për takimin e zhvilluar sot mes kreut të PD-së dhe ambasadores Yuri Kim.
Në njoftimin zyrtar thuhet se Kim ka nxitur të gjitha palët që të përfundojnë reformën në drejtësi, si dhe ka rikonfimuar mbështetjen e SHBA për institucionet demokratike në vend.
“Gjatë takimit të saj sot me Kryetarin e PD Lulzim Basha, Ambasadorja Kim nxiti të gjitha palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë një kod zgjedhor. Ambasadorja gjithashtu konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet dhe praktikat demokratike në Shqipëri”,- thuhet në njoftimin e Ambasadës.
https://arkiva.kohajone.com/basha-paralajmeron-zhvillime-politike-pas-takimit-me-ambasadoren-e-shba/
Gjatë takimit të saj sot me Kryetarin e PD Lulzim Basha, Ambasadorja Kim nxiti të gjitha palët të qëndrojnë në tryezë dhe të përfundojnë një kod zgjedhor. Ambasadorja gjithashtu konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet dhe praktikat demokratike në Shqipëri.
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 4, 2020