Ambasada e SHBA: Në një kohë krize, roli i parlamentit është më jetik se kurrë

Në ditën ndërkombëtare te parlamentarizmit, ambasada amerikane në Tiranë ka ardhur me një mesazh për rolin e parlamentit si një gur themeli i demokracisë.

Ambasada e SHBA shkruan se parlamentet punojnë për të siguruar që të gjithë njerëzit të përfitojnë nga politikat, veçanërisht ata më të pambrojturit dhe se në një kohë krize, roli i parlamentit është më jetik se kurrë.

“Parlamentet e fortë janë një gur themeli i demokracisë.  Ata përfaqësojnë zërin e njerëzve, miratojnë ligje, shpërndajnë fonde për të zbatuar ligje dhe politika, dhe i bëjnë qeveritë të japin llogari. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata punojnë për të siguruar që të gjithë njerëzit të përfitojnë nga politikat, veçanërisht ata më të pambrojturit. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kohët e COVID-19, Parlamentet dhe institucionet e tjera qeveritare i nënshtrohen të njëjta masave distancimi shoqëror si organizatat e tjera publike dhe private. 

Megjithatë, në një kohë krize, roli i parlamentit është më jetik se kurrë për miratimin e ligjeve emergjente, shpërndarjen e burimeve dhe shqyrtimin e veprimeve të qeverisë. #DitaNderkombetareEParlamentalizmit”, thuhet në mesazhin e ambasadës së SHBA.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?