Ambasada e SHBA në Tiranë pret të ngarkuarin e ri me punë, David Wisner: Nder të mësoj për historinë dhe kulturën

Ambasada e SHBA-së në Tiranë, ka treguar se ka mirëpritur sot të ngarkuarin e ri me Punë, David Wisner dhe familjen e tij. Në fjalën e tij përshëndetëse, Wisner tha se është një nder për të që të shërbejë në Shqipëri dhe të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën e saj.

Ekipi i Ambasadës së SHBA në Tiranë priti sot në Shqipëri të Ngarkuarin e ri me Punë, David Wisner dhe familjen e tij. Wisner tha se është një nder të shërbejë në Shqipëri dhe ai pret me kënaqësi të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën e saj të jashtëzakonshme. Ambasada do të vazhdojë të ndërtojë partneritetin e saj me Shqipërinë për të çuar përpara demokracinë, mbrojtjen dhe lidhjet e biznesit.

Një diplomat karriere, David Wisner filloi detyrën e tij si Zëvendës Shef i Misionit dhe i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë në gusht 2023. Ai ka shërbyer më parë si Drejtues i Zyrës së Sigurisë Globale Ushqimore në Departamentin e Shtetit dhe para kësaj si Zëvendes Drejtor për Shtypin dhe Komunikimet Strategjike dhe si Zëdhënës në Byronë e Lindjes së Mesme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka shërbyer gjithashtu si Ndihmës i Posaçëm i Këshilltares së Departamentit të Shtetit Kristie Kenney, të cilën e ka këshilluar mbi çështjet e Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.  David ka drejtuar Seksionin Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e SHBA në Algjer, Algjeri dhe ka shërbyer në seksionet politike në Ambasadat e SHBA në Khartum, Sudan dhe Bangui, Republika e Afrikës Qendrore. David flet arabisht dhe frëngjisht dhe është diplomuar në Middlebury College në Vermont.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?