Ambasada e SHBA: Pse e shtymë mbledhjen e grupit të miqësisë

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë një sqarim mbrëmjen e së martës pas lajmeve të dala në mediat online dhe jo vetëm për shtyrjen e mbledhjes së grupit të miqësisë mes dy vendeve. Në pak rreshta ambasada sqaron se “Në përgjigje të pyetjeve të shumta që kemi marrë nga mediat sot, Ambasada deklaron sa më poshtë: Mbledhja inaguruese e grupit të miqësisë Amerikano-Shqiptare u shty për shkak të klimës politike aktuale në Parlament dhe mungesës së vullnetit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në mbledhje.”

SHKARKO APP