Ambasada e SHBA-së zbardh detaje nga takimi mes Ramës dhe ndihmës sekretarit amerikan

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson zhvilloi një takim edhe me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin.

Ministrja zbardhi detaje nga takimi, ku thekson se thellimi i bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve mbetet një nga prioritetet e qeverisë.

Edhe ambasada e SHBA-së në Tiranë postoi në Facebook për këtë takim. “Ndihmës Sekretari Todd Robinson u takua me Kryeministrin Edi Rama për të nënvizuar bashkëpunimin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe diskutoi mbi rëndësinë kritike të forcimit të shtetit të së drejtës, rëndësinë e një gjyqësori të pavarur dhe çuarjen përpara të reformës në drejtësi”, shkruan ambasada.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?