Ambasada e SHBA, VanHorn për gazetarinë investigative: Përkushtim për të hedhur dritë mbi tema të rëndësishme për shqiptarët

E Ngarkuara me Punë në ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn dhe Shefja e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun McKenzie Louw u takuan me pjesëmarrësit e grupit të nëntë të Laboratorit të Gazetarisë Investigative.

Ky program mbështetet nga Ambasada e SHBA-së dhe menaxhohet nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore.

Ambasada e SHBA në Tiranë, në një postim në rrjete sociale bën të ditur se VanHorn dhe Louw “u impresionuan nga përkushtimi i pjesëmarrësve për të hedhur dritë mbi tema të rëndësishme për qytetarët shqiptarë”.

VanHorn vlerësoi se: “Puna që bëni përmes këtij projekti dhe studimeve tuaja – dhe teksa vazhdoni e kërkoni dhe shkëmbeni informacion, duke i mbajtur kështu përgjegjës zyrtarët publikë për sjelljen dhe vendimet e tyre – është shumë e rëndësishme.”

SHKARKO APP