Ambasada e SHBA: “Vettingu” nuk është antikushtetues
PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese ligjin për “Vetting”-un Ambasada e SHBA i është përgjigjur shkurt dhe qartë PD-së, se “Vettingu” nuk është antikushtetues. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka reaguar për “Ora News” në lidhje me dërgimin e ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve, të prokurorëve në Gjykatën Kushtetuese, teksa ka nënvizuar faktin se ky ligj nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. “Në përgjigje të pyetjes suaj, Ambasada e SHBA ju sjell në vemendje deklaratën e datës 23 shtator të ambasadorit Lu”, thuhet në reagimin në fjalë.
Ne reagimin e dates 23 shtator shkruhej:
“Është e drejta Kushtetuese e opozitës ta ankimojë ligjin e Vetting-ut në Gjykatën Kushtetuese, apo të bojkotojë mbledhjet e mëtejshme të komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi.
I kemi thënë udhëheqjes së Partisë Demokratike se rrezikojnë të bëhen ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër kësaj reforme dhe se po mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ose gjyqtarë e prokurorë tek të cilët kanë ndikim politik.
Kujtoj deklaratën e bërë nga Presidenti Nishani, i cili tha në një intervistë se edhe pse nuk i pëlqen disa nga nenet e Ligjit të Vetting-ut, as ai dhe as ekspertët e tij ligjorë nuk mund të gjejnë diçka jokushtetuese në ligj.
Ne, Shtetet e Bashkuara, iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri, të vazhdojnë të kërkojnë zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Reformës në Drejtësi”.
KOHA JONË SONDAZH

