Ambasada greke: Ja pse Tsipras nuk erdhi në Tiranë

Ambasada greke ka mbështetur variantin e kryeministrit Rama lidhur me anullimin e vizitës së Aleksis Tsipras në Tiranë dhjetorin e kaluar. E pyetur nga portali Respublica,nëse ky anullim ish bërë me kërkesë të kancelares gjermane, Angela Merkel. ambasada e ka hedhur poshtë këtë version. Ambasada greke e cila kishte përgatitur të gjitha detajet e vizitës së Aleksis Tsipras në kryeqytetin shqiptrar dhjetorin e kaluar, tha se ishin zhvillimet politike në Greqi që ndryshuan axhendën e kreut të SYRYZA-s. Zyra për shtyp e ambasadës greke në Tiranë sqaroi se gjithçka flitet për një ndërhyrje të zonjës Merkel është spekullim dhe se axhenda e kreut të SYRYZA-s u ndikua nga zhvillimet politike në Greqi që kishin të bënin me zgjedhjen e presidentit të vendit. Pak ditë më parë edhe kryeministri Rama në emisionin “Shqip” dha të njëjtat arsye për anullimin e vizitës së Cipras duke thënë se kreu i SYRYZA-s spostoi ardhjen në Tiranës pas krizës politike për zgjedhjen e presidentit të Greqisë.Ndërkohë që një burim diplomatik i kish pohuar Lapsi.al se vizita nuk qe pranuar nga Tirana zyrtare. Një gjë të tillë duket se e konfirmon edhe qëndrimi i kujdesshëm i qeverisë Rama, ngas fitores së liderit të radikalëve të majtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?