Ambasada greke: Ja pse u anulua vizita e Tsipras në Tiranë
Kishte zëra se ishte Edi Rama që anulloi vizitën e Aleksis Tsipras në Tiranë dhjetorin e kaluar me kërkesë të kancelares gjermane, Angela Merkel.
Por, ambasada greke në Tiranë, e cila kishte përgatitur të gjitha detajet e vizitës së Aleksis Tsipras në kryeqytetin shqiptrar dhjetorin e kaluar, konfirmoi për ResPublica se ishin zhvillimet politike në Greqi që ndryshuan axhendën e kreut të SYRYZA-s.
E kontaktuar nga ResPublica zyra për shtyp e ambasadës greke në Tiranë sqaroi se gjithçka flitet për një ndërhyrje të zonjës Merkel është spekullim dhe se axhenda e kreut të SYRYZA-s u ndikua nga zhvillimet politike në Greqi që kishin të bënin me zgjedhjen e presidentit të vendit.
Pak ditë më parë edhe kryeministri Rama në emisionin “Shqip” dha të njëjtat arsye për anullimin e vizitës së Cipras duke thënë se kreu i SYRYZA-s spostoi ardhjen në Tiranës pas krizës politike për zgjedhjen e presidentit të Greqisë.
KOHA JONË SONDAZH

