Ambasada holandeze në Tiranë: Vlerësimi zyrtar për negociatat me Shqipërinë, në nëntor

Ambasada hollandeze në Tiranë ka reaguar pas publikimit të progres-raportit për Shqipërinë. Në njoftimin e ambasadës thuhet se qeveria hollandeze do të japë vlerësimin e saj zyrtar në javët e ardhshme dhe vendimi për qëndrimin zyrtar të Holandës pritet të merret në nëntor.

“Në datën 6 Tetor, Hollanda gjithashtu mori paketën vjetore të zgjerimit të publikuar nga Komisioni Europian, pjesë e të cilës është dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020.

Si zakonisht, qeveria hollandeze do t’i dërgojë një vlerësim të kësaj pakete parlamentit në javët në vijim. Kjo do të vijohet nga një debat sipas procedurave parlamentare. Do të jetë takimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme në nëntor ku do të diskutohet paketa e zgjerimit”- shprehet ambasada.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasada hollandeze njofton gjithashtu se është angazhuar të përditësojë rregullisht parlamentin sa i takon çështjes së zgjerimit të BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sikurse është rënë dakort me Parlamentin, qeveria hollandeze është angazhuar të përditësojë rregullisht parlamentin sa i takon çështjes së zgjerimit të BE-së. Diskutimet e djeshme në parlament ishin pjesë e këtij angazhimi.

Dje, parlamenti hollandez diskutoi shkurtimisht një letër që Ministri i Jashtëm Blok i pati dërguar parlamentit në dt. 4 Shtator. Letra i referohej draftit të kuadrit të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shpërndarë nga Komisioni Europian në datën 1 korrik dhe që së fundmi po diskutohet në Bruksel”- thuhet në njoftim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?