Greqia hap kufijtë për shqiptarët, ambasada njofton qytetarët: Ja dokumentet që ju duhen
Ambasada greke në Tiranë ka njoftuar se duke nisur nga data 19 dhjetor 2021, hyrja e shtetasve shqiptarë në territorin grek do të bëhet vetëm duke pasur një test negativ PCR që është kryer brenda 72 orëve para udhëtimit, ose me një test të shpejtë negativ që duhet të kryhet brenda 24 orëve para nisjes.
Kjo masë vlen për të gjithë personat e rritur por edhe për të rinjtë dhe fëmijët që janë mbi pesë (5) vjeç, duke përjashtuar këtu rastet e të vaksinuarve.
Njoftimi
“Nga data 19 dhjetor 2021 ora 06.00 deri më 10 janar 2022 dhe ora 06.00, hyrja e shtetasve shqiptarë në territorin grek do të bëhet VETËM:
📍 me PCR negative brenda 72 orësh ose
📍 me një test të shpejtë negativ brenda 24 orëve
Masa vlen për të rriturit dhe adoleshentët mbi pesë (5) vjeç, duke përjashtuar vaksinimin.