Ambasada pasqyron vizitën e kryetares Spiropali dhe të delegacionit në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri ka pasqyruar takimet e Kryetares Elisa Spiropali dhe të delegacionit të Kuvendit të Shqipërisë si edhe veprimtaritë e tjera që u zhvilluan në 15 janar në kuadrin e kësaj vizite.

“Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, dhe delegacioni i saj vizituan Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar për bisedime të rëndësishme me Kryetarin e Dhomës së Komunëve, Sir Lindsay Hoyle. Ky shkëmbim parlamentar përfshiu disa momente kyçe, si pjesëmarrja e delegacionit në Pyetjet për Kryeministrin dhe takimet me Grupin Parlamentar për Shqipërinë dhe Kosovën.

Gjatë diskutimeve produktive të dyja palët ranë dakord për vlerën e partneritetit Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri, përfshirë nivelin parlamentar, dhe për rëndësinë e ruajtjes së praktikave më të mira demokratike gjatë zgjedhjeve të ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbretëria e Bashkuar mbetet e angazhuar për të punuar me Parlamentin e Shqipërisë për të mbështetur rrugëtimin demokratik të vendit dhe u bën thirrje të gjithë institucioneve të mbështesin zgjedhjet e lira e të ndershme.”, shkruhet në rrjetet sociale të Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?