Ambasada SHBA: Përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore

Në lidhje me uljen në tryezën për Reformën Zgjedhore të 4 përfaqësuesve të opozitës parlamentare dhe jo parlamentare dhe të mazhorancës ka reaguar edhe SHBA përmes ambasadës së saj në Tiranë.

“Ne përshëndesim palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishëm për të trajtuar plotësisht rekomandimet e ODIHR-it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni”, shprehet Ambasada e SHBA.

SHKARKO APP