Ambasadat e SHBA-së kërkojnë heqjen e barrikadave, Rama: E qartë për ata që duan të dëgjojnë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për tensionet në veri të Kosovës, ku situata është shumë e tensionuar ku nuk kanë munguar edhe shpërthimet.

Këtë herë me anë të shkrimit të ambasadave të SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd që mbajnë të njëjtën linjë që nxit palët të punojnë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet shqetësuese.

“Nuk mund të bie më dakord se kaq. Me zë të lartë dhe e qartë për të gjithë ata që duan të dëgjojnë”, shkroi Rama.

Ambasadat e SHBA-së kërkojnë heqjen e barrikadave dhe përmbajtje të palëve që të shmangin çdo përshkallëzim.

 

SHKARKO APP