Ambasadat heshtin për ligjin e KÇK, Rama justifikohet me ekspertë izraelitë

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin më të datueshëm gjatë qeverisjes së tij. Ligji që njihet me emrin “Anti KÇK”, sipas ekspertëve i jep policisë super kompetenca që e kthejnë Shqipërinë në një shtet policor.
Policia përgjon, heton, kontrollon banesat dhe pezullon zyrtarë nga detyra pa asnjë leje nga Prokuroria dhe gjykatat. Një nismë e tillë cilësohet si anti-kushtetuese dhe do të rrëzohej nga çdo gjykatë. Gjithashtu, kjo nismë shihet si një dublim i strukturave të reja që do ngrihen nga reforma në drejtësi SPAK dhe BKH. Policia e Shtetit, me projektin e Ramës, merr edhe me shumë kompetenca se SPAK dhe BKH.
Ambasada e SHBA, BE dhe ambasada të tjera në Tiranë nuk kanë reaguar për këtë nismë të qeverisë, e cila vë në pikëpyetje dhe procesin e reformës në drejtësi. Zëri i Amerikës, në raportimin për këtë projekt ngrinte pikërisht shqetësimin e përplasjes së këtij ligji me institucionet e reformës në drejtësi.
Ndërkohë qeveria thotë se ligji është hartuar në bashkëpunim me ekspertë të Izraelit, po pa dhënë detaje se çfarë përfaqësojnë këta ekspertë. Janë përfaqësues të shtetit të Izraelit, apo kompani private që kanë shërbyer kundrejt një pagese.
Ajo që dihet është vetëm se struktura kundër “Të fortëve” është huazuar nga një serial televiziv izraelit, i cili flet për luftën kundër terrorizmit.

Koha Jonë

VOA: Nisma e Ramës bie ndesh me kompetencat e Prokurorisë

SHKARKO APP