Ambasadat kërkojnë dialog, Rama: Nuk negociojë kurrë me një ”non-grata”. I gëzohen flakëve
Gjatë konferencës me gazearët, i pyetur edhe nga qëndrimet e ambasadave në vend që duan dialog mes PD dhe PS, kryeministri Edi Rama tha prerë se nuk negocion me një ”non-grata”, pra me Salin Berishën dhe grupin e tij që prej disa javësh kanë shkaktuar kaos në Kuvend.
“Së pari ne nuk negociojmë me non-gratën dhe me asnjë zëdhënës të non-gratës. Këtë e kemi thënë që ditën e parë, nuk është e re. Non grata dhe zëdhënësit e tij, që kanë marrë përsipër që për një hall krejtësisht personal me drejtësinë e re, të kthejnë parlamentin në një shesh për të bërë përshesh.
I gëzohen faktit që ndezja deri dhe e flakës në sallën e parlamentit, merr dhenë nëpër gjithë mediat e botës, a thua se kjo sjell gjë tjetër përveç shkarravitjes së imazhit të Shqipërisë, janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre.
Parlamenti ka rregullat e veta, ka dhe kufizimet e veta sepse në kushtet kur rregullorja e parlamentit përcakton si masën nmë ekstreme të mundshme nga vetë parlamenti përjashtimin vetëm për 10 ditë edhe të një zjarrvënësi, atëherë ne nuk na mbetet asgjë tjetër, përveçse me qetësi, durim të presim që drejtësia të bëjë drejtësi mbi ata që pengojnë forcërisht ushtrimin e detyrës së të tjerëve”.