Ambasadë shqiptare në Kiev, Rama bisedë telefonike me Zelensky-n: Ndihmë humanitare dhe ushtarake

Një bisedë telefonike, kryeministri Edi Rama e ka zhvilluar me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky. Mësohet se Shqipëria do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ushtarake, gjë e cila është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Po ashtu kjo biseda telefonike zhvillohet në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndërkohë që pritet hapja e ambasadës shqiptare në Kiev gjatë këtij viti.

“Patëm një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. E urova për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona dhe hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev. Diskutuam mbi situatën në front dhe mbi rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë e Ukrainës dhe mbështetjes për formulën tonë të paqes”,-shkruan në një postim në Twitter presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

 

SHKARKO APP