Rama nis të flasë për amnistinë fiskale, ambasadorët e Francës e Gjermanisë largohen nga salla

Ambasadorja e Francës Elizabet Barsac dhe ai i Gjermanisë, Peter Zingraf qenë të ulur në rreshtin e parë të të ftuarve në takimin e organizuar nga qeveria për amnistinë fiskale. Ata kanë dëgjuar të flasë ministren e financave, Delina Ibrahimi, zv.kryeministrin Arben Ahmetaj dhe një ekspert nga Britania e Madhe për amnistinë, specifikat e ligjit dhe përfitimet nga nisma.

Por në momentin që Rama mori fjalën, ambasadorja e Francës i ka bërë një shenjë diplomatit gjerman si për t’i treguar se kishte ardhur koha të çoheshin nga karrigia, dhe në atë moment të dy së bashku kanë braktisur sallën.

Largimi i tyre u filmua nga regjia e kryeministrisë për disa sekonda, ndërsa me shpejtësi fokusi u zhvendos te kryeministri, fytyra e të cilit la përshtypjen e një njeriu të shtangur nga veprimi i ambasadorëve.

Pas një pauze prej disa sekondash, Kryeministri ka nisur t’u drejtohet ambasadorëve në mungesë, ndërsa i ka kërkuar ndërkombëtarëve që të mos e trajtojnë Shqipërinë si armike.

Të çohen dhoma tregtie me flamurë te vendeve partnerë dhe të bëjnë fletërrufe për këtë iniciativë të Shqipërisë është mungesë respekti për Shqipërinë për të pasur ambicien e saj”, tha Rama.

SHKARKO APP