Ambasadorët e SHBA dhe BE takojnë ekspertët e reformës në drejtësi

Ambasadori Amerikan Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin po zhvillojnë një takim me kryetarin e komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj ku është i pranishëm dhe deputeti Oerd Bylykbashi.

Takimi po zhvillohet në kryesinë e Kuvendit. Një ditë më parë Meta zhvilloi një takim prej tre orësh me ambasadorin amerikan pikërisht për reformën në drejtësi.

Ndërkohë sot ka pasur zhvillime intensive po për reformën në drejtësi. Fillimisht Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kreun e Parlamentit, Ilir Meta dhe me pas me Presidentin Bujar Nishani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?