Ambasadoret Kim dhe Hohmann në KQZ, takim me Ilirjan Celibashin

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim dhe ambasadorja e BE-së Christiane Hohmann kanë shkuar në KQZ për të zhvilluar një takim me Ilirjan Celibashi.

Një ditë më parë, ambasadorja Kim në një intervistë për Zërin e Amerikës theksoi se është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i në lidhje me zgjedhjet e kaluara.

SHKARKO APP