Ambasadorët Kim, Soreca dhe Norman në zyrën e Bashës
Politikë E Martë, 15 Shtator 2020 12:47
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha do të presë në selinë blu, ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, dhe ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca. Takimi do të zhvillohet në orën 15:30 në selinë e Partinë Demokratike. I pranishëm do jenë edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman. Ky takim zhvillohet një ditë pas mbledhjes së Këshillit Politik, ku sërish mazhoranca dhe opozita nuk gjetën dakordësi për koalicionet dhe listat e hapura 100%.