Ambasadorët, ministri: Rama i propozon, Nishani vetëm çertifikon

“Kryeministri propozon ambasadorët, Presidenti është vetëm çertifikues i tyre”.

Deklarata vjen nga kryediplomati, Ditmir Bushati, si përgjigje nga deklaratave të Kreut të Shtetit ,Bujar Nishani se nuk do të hedhë firmë për asnjë kandidaturë të mazhorancës, nëse kjo e fundit nuk do ta konsultoje paraprakisht me të.

“Kushtetuta njeh Kryeministrin si propozues të ambasadorëve. Sipas Kushtetutës, Presidenti është çertifikues i emrit të Ambasadorit”deklaroi Bushati në Komisionin e Jashtëm, ku po prezanton ligjin për shërbimin e jashtëm.

Lidhur me këtë ligj, një ditë më parë, ish-kryediplomati Aldo Bumçi, ngriti shqetësimin se me ndryshimet e propozuara nga Ministria e Jashtme, do të goditet rëndë transparenca e emërimeve në diplomaci.

Deri më tani, ndryshimet janë kundërshtuar nga mazhoranca, e cila ka vlerësuar se ligji aktual siguron konsolidimin e shërbimit diplomatike, ndërsa opozita ka çmuar se ndyrshimet rreizkojnë diplomatët në karrierë.

SHKARKO APP