Ambasadorët vihen në lëvizje, takohen me Metën në Presidencë

Presidenti Ilir Meta ndodhet në një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian dhe ambasadorin e delegacionit të BE-së, Lugi Soreca.

Takimi po mbahet në Presidencë (ora 12: 15)

Ndërkohë Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka apeluar edhe një herë kryetarët e dy partive më të mëdha në vend që tu përmbahen angazhimeve të marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore.

“Ne i kujtojmë kryeministrit Edi Rama, Lulzim Bashës dhe të gjithë udhëheqësve të tjerë të gjitha angazhimet që ata kanë bërë në lidhje me marrëveshje e 5 qershorit dhe çdo masë përtej kësaj. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. Gjithmonë do të ju mbështes, por JU – udhëheqësit – jeni pala përgjegjëse” shkruan ajo në twitter.

Mesazhi i diplomates amerikane vjen në një kohë ku diskutimet në Këshillin Politik kanë ngrirë.

SHKARKO APP