Ambasadorët Yuri Kim, Soreca dhe Duncan Norman në zyrën e Bashës

Ka përfunduar takimi i ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim dhe ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca si dhe ambasadorit britanik, Duncan Norman me kreun e PD, Lulzim Basha në selinë blu. Takimi i tyre erdhi pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në Parlament sot dhe zgjati 45 minuta.

Ky ishte takimi i dyti brenda javës, pasi të martën Opozita e Bashkuar thirri në takim ambasadorët për t’i njoftuar mbi qëndrimet e saj për ndryshimet kushtetuese dhe reformën zgjedhore.

Me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, Basha reagoi ashër duke thënë se nuk do i njohë dhe se refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama që të ulen dhe të vijojnë diskutime për reflektimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor për listat dhe koalicionet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?