Ambasadori Amerikan, Donald Lu sot vajtje-ardhje te Berisha dhe Basha
Pak orë përpara takimit të parashikuar me kryeministrin Edi Rama, në zyrën e opozitarit Lulzim Basha ka shkuar vetë ambasadori amerikan, Donald Lu.
Takim ky që mendohet se ka në vëmendje reformën në drejtësi dhe takimin e sotëm me Ramën. Ndërkombëtarët kohët e fundit kanë shtuar presionin për miratimin e reformës në drejtësi.
Gjatë ditëve të fundit janë intensifikuar lëvizjet e ndërkombëtarëve për miratimin e reformës në drejtësi. Përveç takimeve me Bashën, ambasadorit amerikan dhe diplomatë të tjerë të rëndësishëm janë takuar dhe kanë zhvilluar biseda telefonike me ish-kreun e PD-së, Sali Berisha.
Pak ditë më parë, Victoria Nuland telefonoi Bashën dhe më pas Berishën duke i kërkuar miratimin e reformës.
Ndërkohë, kryeministri Rama iu përgjigj pozitivisht kërkesës së PD për miratim me 2/3 të institucioneve të drejtësisë. Por veç kësaj pike, opozita ka kërkuar dhe miratimin e sistemit të drejtësisë me “vende të rezervuara”, duke përcaktuar zgjedhjen e gjyqtarëve në bazë shumicës dhe opozitës në Kuvend.