Ambasadori amerikan Lu: Të largohen të inkriminuarit edhe në gjyqësor

 

Tiranë- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu, ka kërkuar që  proçesi i  dekriminalizmit të shtrihet në gjithë institucionet publike, përfshirë dhe gjykatat.

Duke ju përgjigjur qytetarëve në progarmin “Pyet Ambasadorin ” në rrjetin social Facebook, Donald Lu ka theksuar se partitë politike duhet të largojnë nga radhët e tyre  individët e përfshirë në veprimtari kriminale, duke përshendetur në këtë pikë  veprimin e Prokurorisë së Pergjithshme per akuzat mbi deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Donald Lu: “Është e rendësishme që të vazhdohet me procesin e dekriminalizimit, i cili nisi me marreveshjen ndërmjet partive në dhjetor të 2014-ës. Ne vazhdojmë të nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive. Ne përshëndesim veprimin e Prokurorisë së Përgjithshme për të ngritur akuza ndaj dy deputeteve”.

Duke folur për korrupsionin në Shqipëri, deri në nivelet e larta, Amabasdori amerikan tha se ky problem duhet adresuar me forcë dhe askush nuk duhet të jetë i paprekshëm.

Donald Lu: “Akuzat aktuale ndaj deputeteve te Parlamentit tregon se asnjë nuk është i paprekshëm apo se askush nuk është mbi ligjin. Ne i mbështesim fuqimisht këto përpjekje në politikë, në sistemin gjyqësor, në sektorët publike dhe privatë, dhe kudo që ato ndërmerren”.

Pyetjes se në cilin vend tjetër të Europes Perëndimore, Ambasada e nje shteti mik ndërhyn në punët e brendshme te atij shteti, Ambasadori Lu i jep këtë përgjigje.

Donald Lu: “Ne jemi aleatë të NATO-s. Pikat e forta tuaja janë edhe pikat tona të forta. Ne nuk e konsiderojmë atë si ndërhyrje. Ne e konsiderojmë mbështetjen tonë për përpjekjet e Shqipërisë për të ndërtuar një vend më të fuqishëm si aktin e një miku te mirë dhe një aleati të forte” .

Në programin “Pyet Ambasadorin”, Donald Lu mori pytje të shumta përfshirë këtu dhe interesin e  qytetarëve sesi mund të emigrohet apo studiohet në Amerikë.

Byroja e Hetimit, SHBA: E nevojshme per te hetuar  deri ne nivelet e larta

Diplomati amerikan ka folur dhe mbi rëndësinë e ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe se ku do të konsistojë ndihma e FBI-së në ndërtimin e saj.

“Me lejo te te shpjegoj perse ne mendojme se eshte e rendesishme qe Shqiperia te themeloje nje Zyre Kombetare Hetimi. Se pari, duhet te ekzistoje nje institucion per zbatimin e ligjit me kapacitet te zhvilluar hetimi. Se dyti, ka gjithashtu nevoje per nje institucion qe ka autoritetin per te hetuar zyrtare deri ne nivelet me te larta. Skuadra jone nga FBI ishte ketu per te biseduar se si ne mund te ndihmojme ne ngritjen e nje Zyre Kombetare Hetimi ne Shqiperi, ne perpjekjet e saj per te luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafikun e droges. Zyra e Prokurorise se Pergjithshme dhe institucionet e drejtesise duhet te vazhdojne te permbushin pergjegjesite e tyre per te zbatuar ligjin dhe siguruar nje proces te rregullt”.

 Zgjedhjet, SHBA: Po monitorojmë kandidatët

Ambasada e SHBA-së vlerëson se zgjedhjet vendore të 21 qershorit janë shumë të rëndësishme dhe se po monitorojnë procesin e nominimit të kandidatëve.

“Në momentin kur ne shohim që ka persona që kanë lidhje me korrupsionin ose aktivitetet kriminale ne njoftojmë partitë politike”.

Ambasadori Donald Lu u përgjigjet pyetjeve të miqve në fb.

“Në momentin kur ne shohim që ka persona që kanë lidhje me korrupsionin ose aktivitetet kriminale ne njoftojmë liderët e partive politike.Populli shqiptar duhet të ketë pritshmëri të lartë në lidhje me prezantimet politike dhe ata duhet të jenë të ndershëm. Ne besojmë se të gjithë kandidatët duhet të kenë standard të lartë të etikës, asnjë kandidat nuk duhet të ketë lidhje kriminale apo rekorde kriminale”.

SHKARKO APP