Ambasadori austriak kundër Edi Ramës: Të plotësohen kushtet e BE
Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner shprehet kundër qëndrimit të Edi Ramës për kushtet e BE. Në një intervistë të dhënë sot për gazetën ‘Panorama’, Steiner thekson kushtet të cilat duhen të përmbushen para se të mblidhet Konferenca e Anëtarësimit (ose NdërQeveritare) dhe liston prej tyre reformën zgjedhore, reformën në drejtësi, lirinë e medias etj.
Në një konferencë shtypi në kryeministri në 6 qeshor Edi Rama mohoi qartë e në mënyrë të përsëritur 15 kushtet që atij i vuri Bashkimi Europian i udhëhequr nga Gjermania, Franca dhe Holanda. Tre ditë më vonë ai do të ishte i pranishëm në Këshillin Kombëtar të Integrimit dhe do të kishte shansin të korrigjonte fyerjen e 6 qershorit. Rama kokëfortë foli 25 minuta për Evropën bujqësinë dhe aplikacionin E-Albania por nuk i përmendi kushtet. Krejt ndryshe nga Meta e Ruçi që u fokusuan seriozisht tek këto kushte.