Ambasadori austriak: Optimist për negociatat me BE në dhjetor
Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johan Sattler tha se ndihet optimist për çeljen e negociatave për anëtarësim për Shqipërinë nga ana e Bashkimit Evropian gjatë muajit dhjetor.
Duke folur nga qyteti i Shkodrës, ai deklaroi se hapja e negociatave nuk kërkon vetëm miratimin e reformës në drejtësi, por edhe zbatimin e saj.
“Jam optimist që negociatat do të hapen në dhjetor. Hapja e negociatave nuk kërkon vetëm miratimin e reformën në drejtësi.Hapja e negociatave kërkon edhe zbatimin e kësaj reforme”, pohoi ai.
KOHA JONË SONDAZH

