Ambasadori gjerman: Ja pse u trondita në protestë
Ka pasur shumë spekulime nga disa portale pranë të djathtës në lidhje me praninë e ambasadorit gjerman, Helmut Hofman në protestën e 8 Dhjetorit. Vetë ambasadori është detyruar që të bëjë deklaratën e mëposhtme:
“Jam mësuar tanimë me raportimin e keq të asaj, që unë them në publik në median shqiptare, por si rregull ndjek parimin të mos reagoj ndaj keqinterpretimeve…
Nuk po zgjatem: Është një nonsens absolut të pretendohet se unë kam qenë gjatë demonstratës së dhunshme pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme në pasditen e 8 dhjetorit “si një protestues i zakonshëm”, dhe është një gënjeshtër e hapur të thuhet se “kam qëndruar atje deri në të fund”.
E vërteta është që atë ditë më duhej gjithsesi të kaloja përmes sheshit Skënderbej dhe duke qenë se unë parapëlqej të krijoj një përshtypje të dorës së parë të asaj që ndodh në situata të tilla, shkova rreth pesë minuta për ta bërë këtë.
E në fakt ajo që pashë më tronditi, çka shërbeu për mua si një motivim shtesë për të shprehur publikisht mbështetjen time të qartë për deklaratën e publikuar nga Delegacioni i BE atë mbrëmje, e cila dënonte përdorimin e dhunës në demonstratë dhe u bënte thirrje palëve të interesuara që të distancoheshin nga sjellje të tilla të papranueshme.
E konsideroj vërtet mjaft për të ardhur keq faktin, që përkujtimi i protestave studentore të 8 dhjetorit 1990 u keqpërdor në atë mënyrë”.
KOHA JONË SONDAZH

