Ambasadori gjerman: Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, gur kilometrazhi për Shqipërinë!
Pas ambasadores amerikane, Yuri Kim, edhe ambasadori gjerman, Peter Zingraf, reagon për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, me dekretimin e anëtarit të gjashtë, Përparim Kalo.
Ambasadori Zingraf deklaron se ky hap është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Sipas tij, një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekulibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri.
“Zgjedhja e sotme e z. Përparim Kalo si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është një gur kilometrazhi në rrugën drejt konsolidimit të shtetit ligjor në Shqipëri. Falenderimi im shkon për të gjitha institucionet, që ditët e fundit bashkëpunuan në mënyrë konstruktive në interes të kësaj çështjeje. Një gjykatë kushtetuese funksionale është kolonë qendrore në ekulibrin institucional dhe ndarjen e pushteteve në Shqipëri. Gëzohem që në këtë mënyrë është përmbushur një kusht qendror prej konkluzioneve të Këshillit të Bashkimit Evropian në mars 2020 për zhvillimin e konferencës së parë të anëtarësimit.”