Ambasadori gjerman u përgjigjet akuzave të Berishës

 

Ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffmann i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Berisha, në lidhje me qëndrimet e diplomatit për protestën e PD-së më 8 dhjetor, si edhe për qëndrimin e tij për zgjedhjet e fundit lokale. Në një prononcim për “Java Neës”, zyra e shtypit të ambasadës gjermane në Tiranë tha se Hoffmann e konsideron si domethënës faktin që Berisha ka sulmuar edhe OSBE/ ODHIR për zgjedhjet vendore.

“Ambasadori Hoffmann e konsideron si domethënës faktin që zoti Berisha ka sulmuar edhe drejtuesen e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODHIR për zgjedhjet vendore Audrey Glover. Çdo koment tjetër do të ishte i tepërt nga ana e tij”, – thuhet në prononcimin e ambasadës gjermane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë, një konferencë për shtyp Berisha tha se prej kohësh diplomati gjerman po bën avokatinë e qeverisë dhe se duhej të shqetësohej më shumë për zgjedhjet, sesa për bunkerin-muze që u dogj nga protestuesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?