Ambasadori Gonzato: Do vazhdojmë të përkrahim udhëtimin e Shqipërisë drejt BE-së
Paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit u zhvillua takimi i Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali, me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura.
“Kuvendi ka dhënë dhe do të japë institucionalisht dhe publikisht mbështetjen e nevojshme. Mbështetja jonë ka qenë dhe do të jetë ligjore. Kuvendi ka vullnet të plotë dhe është i hapur të miratojë iniciativa të reja ligjore. Kuvendi është një derë e hapur për të gjithë”, tha Spiropali.
Gjatë fjalës së mbajtur Drejtuesi i Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, ambasadori Silvio Gonzato, u shpreh se Be “do vazhdojë të mbështesë institucionet shqiptare në udhëtimin e tyre drejt BE”.