Ambasadori Gonzato: Linja hekurudhore Vorë – Hani i Hotit do të rrisë turizmin ndërkombëtar

Ambasadori i BE -së në Tiranë, Silvio Gonzato, ka folur në ceremoninë e hapjes së garës ndërkombëtare për  ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit.

Sipas ambasadorit, ndërtimi i kësaj hekurudhe është një hap jetik për bashkëpunimin e Shqipërisë me vendet e tjera të BE

“Ky është një projekt nga i cili përfiton Shqipëria në grandin më të madh në të ardhmen. Ky projekt ka një vlerë historike. Shqipëria bëri një avancim me hapjen e grupkapitujve të gjashtë, edhe Mali i Zi po bën një hap të rëndësishëm. Prandaj duhet që të këto dy vende të ecin paralelisht. Lidhja e shqiptarëve me vendet e rajonit është shumë e rëndësishme, prandaj do të bëjmë lidhjen nëpërmjet urës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo lidhje hekurudhore e Shqipërisë me vendet e tjera të Europës është një hap jetik për bashkëpunimin mes popujve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Natyrisht që kjo do të jetë pjesë dhe e jetës së Shqipërisë, pasi linjat hekurudhore do të shërbejnë dhe për transportin e mallrave. Ndërkohë që Shqiperia ecën përpara drejt BE, ne ofrojmë mbështetjen tonë”, tha ndër të tjera Gonzato.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?