Ambasadori i ardhshëm i SHBA në Tiranë: Shqipëria, aleate e afërt dhe mike e Amerikës
Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu, i cili do të zëvëndësojë Ambasadorin Alexander A. Arvizu, u betua sot gjatë një ceremonie zyrtare në Departamentin e Shtetit të Sh.B.A. Faqja zyrtare e ambasadës së SHBA në Tiranë, njofton se Lu gjatë fjalës së tij ka vlerësuar aleancën mes Shqipërisë dhe SHBA.
“Shqipëria është një aleate e afërt dhe një mike e Shteteve të Bashkuara. Unë do të punoj çdo ditë në mënyrë që të sigurohem që kjo aleancë dhe miqësi të arrijë pritshmëritë ambicioze që amerikanët dhe shqiptarët ndajnë me njëri-tjetrin. Ne jemi dhe gjithnjë do të mbetemi dy popuj pafundësisht të përkushtuar ndaj demokracisë, lirisë së qytetarëve, dhe sundimit të ligjit”,- është shprehur ambasadori Lu.