Ambasadori i Austrisë: Kultivimi i drogës, BE po ndjek nga afër fenomenin
Ambasadori i Austrisë në vendin tonë, Johann Sattler ka komentuar sot nga Kukësi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Durrës, ku një avion i vogël u rrëzua në grykëderdhjen e Ishmit.
Duke folur për trafikun e lëndëve narkotike, kreu i delegacionit austriak tha se BE po ndjek nga afër këtë fenomen. Sattler theksoi se kultivimi i drogës është problem në disa zona të vendit.
“Ky fenomen nuk është problem vetëm për Kukësin, por kultivimi i drogës është problem në disa zona të vendit. BE po e ndjek nga afër ketë fenomen. Bashkimi Europian po bashkëpunon me MPB dhe misionin italian”, u shpreh ambasadori austriak.
KOHA JONË SONDAZH

