Ambasadori i BE në Kroaci shpërndan qëndrimin e Komisionerit të BE për Shqipërinë, kurse ambasadori Soreca nuk i bën as like!

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, kërkoi sot nga kryeministri Edi Rama që të presë opinionin e Komisionit të Venecias për ndryshimet e njëanshme në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjdhor.

Reagimi i zyrtarit të lartë është qëndrimi më i qartë i BE që mban lidhur me situatën politike dhe prekjen e Kushtetutës e ligjeve zgjedhore nga qeveria “Rama”. Zyrtarë të tjerë të BE kanë përshëndetur këtë qëndrim.

Deklarata e Oliver Varhelyi është ripostuar në rrjetet sociale nga zyrtarë dhe diplomatë të BE, duke nisur zëdhënësja e KE, Ana Pisonero, eurodeputetë të ndryshëm deiri te Ambasadori i BE në Kroaci, Ognian Zlatev.

Çuditërisht, për këtë deklaratë nuk ka reaguar zyra e Ambasadës së BE në Tiranë. Ambasadori Luigi Soreca, që është zakonisht mjaft aktiv në rrjetet sociale nuk ka shpërndarë deklaratën e Komisionerit të BE për Shqipërinë dhe madje nuk i ka bërë as like.

Pyetjet në rrjetet sociale janë: Mos i ka blerë edhe ambasadorët, Rama?!

Lexoni edhe..

SHKARKO APP