Ambasadori i BE në Tiranë: Bashkimi Europian është këtu për t’ju mbështetur!

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, ka folur në konferencën rajonale “Përshpejtimi i reformave të kujdesit për fëmijët drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova si një platformë e rëndësishme për forcimin e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve në rajon.

“Ne e shikojmë garanci për fëmijët si një program kyç për të ofruar mbështetje të rinjve.

Procesi i anëtarësimit nuk do të thotë vetëm miratim legjislacioni, por kërkon shndërrim të shoqërisë në të gjitha aspektet e saj. Sipas negociatave për anëtarësim, të drejtat e fëmijëve janë pjesë e grup-kapitullit themelor, ndërsa legjislacioni për arsimin dhe politikën sociale mbulohet nga grup-kapitulli tre, që shpresojmë të hapet së shpejti.

Vendet kandidate pritet që të krijojnë kuadrin e duhur për të krijuar mjedisin që lejon ecjen përpara të rinisë, duke u ofruar studentëve aftësitë që i duhen edhe nga tregu i punës. Të krijohen më shumë mundësi dhe më shumë mundësi të barabarta për punësim me dinjitet.

BE është këtu për të shoqëruar të gjitha vendet kandidate nëpërmjet planit të rritjes. Mbështetja vjen edhe në mbështetje financiare për zbatimin e reformave. Konferenca e sotme është një tjetër hap i rëndësishëm”, tha Gonzato.

SHKARKO APP