Ambasadori i BE-së në Tiranë takon Dumanin: SPAK një lojtar kyç në përparimin e Shqipërisë drejt BE
Ambasadori i BE-së në Shqipëri Silvio Gonzato është takuar me kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, të cilit i ka shprehur mbështetjen për të vijuar punën.
“Duke hetuar dhe ngritur padi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar në Shqipëri, SPAK është një lojtar kyç në përparimin e Shqipërisë drejt përmbushjes së standardeve të zgjerimit të BE-së. Ne japim mbështetjen tonë të plotë për punën e SPAK dhe isha i lumtur që prita sot një takim me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani”- shkruan ambasasori i BE.