Ambasadori i BE-së shkon në Kuvend, i dorëzon progres-raportin Spiropalit

Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, i dorëzoi sot Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, Raportin e Progresit të BE-së për Shqipërinë.

Me këtë rast, Spiropali u shpreh se Shqipëria në BE në vitin 2030, është një projekt ambicioz, por real. Kuvendi, të gjithë deputetët, do ta lexojmë Raportin me vëmendje e përgjegjësi. Kuvendi është i vendosur të udhëheqë me sukses procesin e suksesshëm të anëtarësimit në familjen europiane, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët, shoqërinë civile dhe të gjithë faktorët që e bëjnë këtë proces gjithëpërfshirës. Opozita është e ftuar të bashkëpunojë në procesin e integrimit, sepse çdo perspektivë për Shqipërinë europiane vlen, duke respektuar përgjegjësitë dhe etikën demokratike e parlamentare.

Ndërsa Gonzato para mediave tha se:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Parlamenti është një vend shumë i rëndësishëm. Duhen marrë të gjitha reformat për të përmirësuar progresin. Progresi për të mirën e Shqipërisë nuk është vetëm detyrë e mazhorancës. Opozita ta kryejë rolin e saj brenda Kuvendit. Nuk dua të komentoj për protestën e opozitës. Lexoni raportin është gjithçka aty. Shpresoj që opozita të bëjë detyrën brenda Kuvendit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?