Ambasadori i BE-së: SPAK s’duhet të jetë vetëm në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar
Silvio Gonzato, ambasadori i BE -së në Tiranë, ka qenë i pranishëm në aktivitetin për 5-vjetorin të krijimit të SPAK.
Gonzato e konsideroi SPAK-un si sinonimin e suksesit në Shqipëri, ndërsa thekoi se puna e Prokurorisë së Posaçme është shumë e rëndësishme për negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Është vërtet kënaqësi e madhe që bëhem pjesë e këtij festimi, një elementi kaq të rëndësishëm që bëri të mundur dhe fillimin e krijimit të negociatave për në BE. Shumë prej jush janë përballur me burime njerëzore të pakushtueshme. Ne ju kemi mbështetur që prej ditës së parë dhe do vijojmë ta bëjmë këtë. Nga aspekti organizativ, SPAK ka krijuar një hetim për të gjitha çështjet, nga aspekti operacional ka rezultate të mira, duke ofruar mijëra euro dhe bashkëpunimi me shumë institucione si EUROPOL.
Vetëm për pak vite, SPAK është sinonimi i suksesit në Shqipëri. Ne duhet ti hedhim sytë në të ardhmen, nuk duhet të flemë mbi dafina, sepse duhet të vazhdojmë të kontribuojmë për t’u bërë pjesë e BE.
Së dyti, rritja e efikasitetit nën hetimet financiare është një faktor shumë i rëndësishëm. Prandaj është një rol që duhet të luhet për kapjen e parave të dyshimta dhe prandaj duhet bërë krijimi i zyrës së aseteve. Për këtë kam biseduar dhe me ministrin e Brendshëm dhe po bëjnë punën e duhur”, u shpreh ai.