Ambasadori i BE, Soreca: Po, janë disa kushte për qeverinë shqiptare

Ambasadori i BE në Tiranë, Soreca tha ndër të tjera në interistë në DW se “Për të thirrur Konferencën Ndërqeveritare për Shqipërinë, siç e dini që nga marsi i këtij viti, janë identifikuar disa kushte. Ka disa prej tyre që ende duhet të plotësohen, dhe kjo është e qartë, kjo është arsyeja pse unë them se mesazhi është që puna duhet të vazhdojë. Kjo është thënë nga Ministri Roth, kjo është thënë nga Komisioneri Varheley dje në takim. Çfarë pune duhet bërë për të vazhduar? Së pari, siç përmendët Gjykata Kushtetuese. Javët e fundit kam bërë disa herë thirrje që Këshilli i Emërimve në Drejtësi të përshpejtojë punën në lidhje me vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve në tri pozicionet e hapura. Me sa kam kuptuar në ditët në vijim do të ketë takime të Këshillit – KED – dhe është e rëndësishme që KED të dalë me një listë që do t’u dërgohet dy autoriteteve emëruese, Presidentit të Republikës dhe Parlamentit për emërime. A është e mundur kjo para fundit të vitit? Po, nëse puna përshpejtohet. Dhe ky është mesazhi që unë do të doja t’i dërgoja edhe një herë KED-it që po bën një punë të shkëlqyer, e cila gjithashtu mund të kontribuojë më tej për të ecur përpara. Është përmendur gjithashtu zbatimi i Ligjit Zgjedhor”.

Ndërkohë mazhoranca dhe kryeministri Rama shprehen se mbetet Holanda kundër nesh, sepse ka zgjedhje politike në mars, e kësisoj nuk na japin negociatat me BE.

Ndonëse ambasadori Soreca njihet si përkrahës i hapur i kryeministrit Rama (nuk pse kaq shumë mik), përsëri u detyrua të pohojë kushtet e BE ndaj qeverisë shqiptare dhe se pa u plotësuar ato nuk ka hapje negociatash në nivel konference ndërqeveritare BE- Shqipëri.

SHKARKO APP