Ambasadori i Malit të Zi: Në Shqipëri nuk ka pakicë serbo-malazeze, por vetëm pakicë malazeze
Ambasadori malazez në Tiranë, Ferhat Dinosha, thotë se në Shqipëri nuk ka asnjë pakicë serbo-malazeze. Sipas tij, në vendin tonë ka vetëm një pakicë malazeze.
Ai thotë se ky realitet ka ndryshuar që nga viti 2006 kur Mali i Zi shpalli pavarësinë. Për këtë arsye, sipas Dinoshës, ky komunitet tashmë duhet të trajtohet me një status të ri nga ana e Shqipërisë. Duke folur për Ora News, ai thotë më tej se se gjuha dhe kombi malazez nuk duhen ngatërruar me Serbinë dhe se marrëdhëniet politike mes Tiranës e Podgoricës janë të shkëlqyera.
Dinosha ka kërkuar që në ndonjë shkollë të Shkodrës të futet gjuha malazeze dhe u shpreh se për pakicat duhet të kishte një fond nacional që do t’u vinte në ndihmë.