Ambasadori i ri amerikan fillon punën, paraqet letrat kredenciale tek Nishani
Donald Lu fillon sot zyrtarisht misionin si ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë.
Në ditën e parë të punës kreu i ri i diplomacisë amerikane është takuar me Presidentin Bujar Nishani, të cilit i ka paraqitur letrat kredenciale.
Ambasadori Lu pritet të mbajë sot edhe një konferencë shtypi.
Në prezantimin e tij, Lu u shpreh krenar dhe i gëzuar që vinte në vendin e shqiponjave dhe se do punonte për ta bërë atë një aleate të fuqishme brenda NATO-s, ndërsa do punonte edhe për integrimin e saj në BE.
KOHA JONË SONDAZH

