Ambasadori i SHBA-së, Hovenier takohet me Kurtin: Po mendojmë sesi qeveria të qetësojë situatën në veri

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier u takua këtë të enjte me kryeministrin Albin Kurti, ku tha se SHBA-ja po mendon se çfarë mjete të tjera ka për ta inkurajuar qeverinë e Kosovës ta qetësojë situatën në veri.

“Nuk jam në pozitë të them (çfarë mund të jenë pasojat e tjera). SHBA-ja po mendon se çfarë mjete të tjera ka për ta inkurajuar Qeverinë e Kosovës për ta bërë atë që ne mendojnë që është e rëndësishme të bëhet tani: arritjen e qetësimit të situatës”, tha Hovenier.

Nga ana tjetër, ai tha se i takon qeverisë së Kosovës ta bëjë këtë gjë, dhe jo SHBA-së. Si pasojë e parë për situatën e krijuar në veri të vendit, ambasadori Hovenier bëri të ditur më 30 maj se “stërvitjet Defender Europe 2023 kanë marrë fund” për Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?